Kremlini i përgjigjet zyrtarit amerikan: Nuk e përdorim gazin dhe naftën si armë politike

Rusia nuk përdor naftë dhe gaz si armë, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, duke iu përgjigjur një komenti të një zyrtari amerikan.

Këshilltari i Presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha të enjten se “Rusia ka një histori të përdorimit të energjisë si një mjet shtrëngimi, si një armë politike”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov tha se Moska nuk ishte dakord me komentet.

“Jemi të bindur se ky është një vlerësim i gabuar”, tha Peshkov në një konferencë për shtyp.

Ai gjithashtu tha se ishin Shtetet e Bashkuara që, duke vendosur sanksione, tani po kërcënonin të kontribuonin në çekuilibrat në tregun evropian të energjisë./albeu.com


Shtuar 8.10.2021 16:54