Turqia bëhet vendi i fundit i G20 që ratifikon Marrëveshjen e Parisit për Klimën

Parlamenti turk ratifikoi sot Marrëveshjen e Parisit për Klimën , duke e bërë Turqinë anëtarin e fundit të G20 që e bëri këtë, pasi e vonoi atë për vite me radhë për shkak të padrejtësive, sipas saj, në përgjegjësitë që duhej të merrte sipas Marrëveshjes.

Turqia kishte nënshkruar Marrëveshjen e Parisit që nga prilli 2016.

Marrëveshja u ratifikua njëzëri nga 353 anëtarët e pranishëm në Parlament që votuan sot./albeu.com


Shtuar 6.10.2021 22:23