PSG nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Mbappe, i bëjnë ofertën e radhës

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga PSG që në verën e kaluar, por PSG nuk e lejoi as për një ofertë prej 180 milion eurosh të bërë nga Reali dhe po mundohen me çdo kusht ta mbajnë në skuadër duke i ofruar rinovimin.

Sipas “RMC Sport”, PSG është duke përgatitur një ofertë tjetër me presidentin, Al Khelaifi, i cili dëshiron ta bëjë sulmuesin lojtarin më të paguar, edhe para Messi dhe Neymar.

Duke marrë parasysh se Mbappe nuk dëshiron të qëndrojë për shumë vite te PSG, presidenti do i propozojë kontratë afatshkurtër.

Plani është që Mbappe të largojë nga mendja kalimin në “Santiago Bernabeu”, edhe pse nuk do jetë e lehtë ngase vetë klubi ka muaj që punon për ta bindur të rinovojë.

Në rast se refuzon, sulmuesi është i lirë që të nënshkruajë para kontratë me “Los Blancos” që në muajin janar.


Shtuar 6.10.2021 16:14