Ditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu njoftoi dorëheqjen nga posti i tij në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit Rama.
Lideri historik i PD, Sali Berisha, reagoi në mënyrë të veçantë për largimin e Veliut.
Berisha postoi një video ku duket një polic teksa hedh lekët mbi kroskotin e makinës, duke ja marrë këngës e valles.
“Narkodrejtori na iku, por na bëri milionerë!!’ shkruan Berisha krahas videos./albeu.com