Italia me fanella të posaçme për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Italisë do të ketë punë me Spanjën në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Ky duel do të luhet në stadiumin “San Siro”, nesër me fillim nga ora 20:45.

Federata e Futbollit të Italisë ka zbuluar fanellat speciale që do ti përdorin në ndeshjet e këtij kompeticioni.

Bëhet fjalë për gjysmëfinalen ndaj Spanjës dhe nëse arrijnë kalimin në finale ku do të përballen me Francën ose Belgjikën.

Këto fanella janë prodhuar nga brendi i njohur ‘Puma’, Azzurët do t’i përdorin ato vetëm në këto duele të Ligës së Kombeve.


Shtuar 5.10.2021 22:36