Skip to content
Albeu.com
  • Rezultatet 2025
  • lajme
  • kosovë
  • maqedoni
  • sport
  • showbiz
  • lifestyle
  • tech
  • moti
  • LiveTV
search
  • lajme
  • kosove
  • maqedoni
  • bota
  • opinion
  • lifestyle
  • shendetesi
  • receta gatimi
  • enciklopedi
  • english
  • sport
  • tech
  • auto
  • livescore
  • moti në shqipëri
  • moti në kosovë
  • moti në maqedoni
  • travel

Gabim apo sabotim, pse u rrëzuan Facebook, Instagram, WhatsApp për 6 orë?

Gati 6 orësh pas ndërprerjes së madhe që paralizoni rrjetin e mediave sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp, duket se këto u rilidhën përsëri, në fillim pjesërisht dhe tani me siguri në të gjitha aspektet.

Grupi i monitorimit të faqeve në internet DoënDetector e cilësoi si “dështimin më të madh të këtij lloji të parë ndonjëherë”, me 10.6 milionë raportime problemesh në nivel global.

Aksionet e Facebook, i cili ka gati 2 miliardë përdorues aktivë ditorë ranë ndjeshëm përgjatë ditës së hënë. Ekspertët e sigurisë thanë se problemi mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm, megjithëse edhe sabotimi nga një i brendshëm do të ishte teorikisht i mundur.

“Facebook në thelb kyçi veten brenda makinës së tij”, shkroi në Twitter, Jonathan Zittrain, drejtor i Qendrës Berkman Klein të Harvard-it për Internet dhe Shoqëri.

Ditën e sotme, Facebook lëshoi një deklaratë ku konfirmoi se shkaku i ndërprerjes ishte një ndryshim i konfigurimit të ruterave bazë që koordinojnë trafikun e rrjetit midis qendrave të të dhënave të kompanisë dhe kjo ndaloi gjithë shërbimet e Facebook.

Cloudfare, kompani infrastrukture uebi, e cila kishte problemet e saj me ndërprerjen së fundmi, ka dhënë një shpjegim të hollësishëm në lidhje me atë që ndodhi. Përfshijnë dy gjëra që në thelb krijojnë dhe lejojnë të funksionojë interneti: DNS (Domain Name System) dhe BGP (Border Gateway Protocol). Interneti është “shumë rrjete të lidhura”. Shumë. Për të mbajtur rendin e gjërave, duhet diçka si BGP për të treguar se ku duhet të shkosh. DNS është në thelb sistemi i adresave për vendndodhjen e secilës faqe në internet – adresa e saj IP – ndërsa BGP është udhërrëfyesi që gjen mënyrën më efikase për të arritur në atë adresë IP, shkruan anabel.

Cloudflare shpjegon se Facebook të hënën, në thelb, i tha BGP përmes një serie përditësimesh se ato rrugë për në Facebook nuk ekzistonin më.

Pse u prishën edhe Instagram, Messenger dhe WhatsApp?

Të gjitha shërbimet e Facebook u prekën, jo vetëm Facebook. Ndryshimi përfshinte gjithë sistemet e brendshme të Facebook-ut. Raportet tregojnë se personeli ishte mbyllur jashtë zyrave dhe nuk mund të hynin në platformën e tyre të brendshme të komunikimit.

Pse u desh kaq shumë kohë për ta rregulluar problemin?

Sistemet e brendshme të Facebook janë drejtuar nga i njëjti vend, kështu që ishte e vështirë për punonjësit të diagnostikonin dhe zgjidhnin problemin. Stafi i Facebook thuhet se nuk ishte në gjendje të hynte në platformën e tij të komunikimit, ëorkplace, dhe nuk ata ishin në gjendje të hynin në zyrën e tyre për shkak të sistemit të kalimit të sigurisë që ishte kapur në ndërprerje.

Si e rregulluan përfundimisht?

Facebook deri më tani nuk ka hyrë në shumë detaje në lidhje me atë që shkoi keq dhe si u rregullua, por kishte raporte të shumta që gjiganti i mediave sociale dërgoi një ekip teknik në serverët e tij në Kaliforni për të rivendosur manualisht serverët ku lindi problemi.

A ishin të dhënat e mia personale në rrezik?

Jo më shumë se kur Facebook është në funksionim.

A nuk është kjo një kohë e dyshimtë që Facebook të ‘prishet’?

Po. Facebook nuk po kalon në fazën më të mirë. Javën e kaluar, kompania ndaloi një plan për të lançuar Instagramin për fëmijët, pasi hulumtimet e brendshme të publikuara në mënyrë jozyrtare treguan se kompania ishte në dijeni se aplikacioni mund të ndikonte në shëndetin mendor të vajzave.

Të dielën, ish-menaxherja e produktit në Facebook, Frances Haugen, doli në publik me akuza shpërthyese se Facebook i kishte dhënë përparësi rritjes dhe fitimit mbi sigurinë publike.


Shtuar më 5.10.2021 12:20

Tags: bien rrjetet sociale, instagram facebook, WhatsApp
Beqarët do të jenë joshës dhe do të tërheqin pas vetes persona me shumicë – Horoskopi, e Shtunë 17 Maj 2025

Beqarët do të jenë joshës dhe do të tërheqin pas vetes persona me shumicë – Horoskopi, e Shtunë 17 Maj 2025

Kur vetëbesimi bëhet magji: Shenja që këtë javë i ka yjet me vete

Kur vetëbesimi bëhet magji: Shenja që këtë javë i ka yjet me vete

Këpucët që zgjedh, tregojnë më shumë për ty se horoskopi

Këpucët që zgjedh, tregojnë më shumë për ty se horoskopi

Horoskopi i javës: Një shenjë zodiaku në prag të një ndryshimi të madh

Horoskopi i javës: Një shenjë zodiaku në prag të një ndryshimi të madh

HOROSKOPI I SË DIELËS/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja

HOROSKOPI I SË DIELËS/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja

Ndryshime të mëdha! Njihuni me 4 shenjat më fatlume të horoskopit për muajin Maj!

Ndryshime të mëdha! Njihuni me 4 shenjat më fatlume të horoskopit për muajin Maj!

Njihuni me shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Njihuni me shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të zodiakut

Çfarë do të thotë preferenca jote për ngjyrat për personalitetin tënd?

Çfarë do të thotë preferenca jote për ngjyrat për personalitetin tënd?

Posted in argetim, lifestyleTagged ngjyrat, personaliteti

Post navigation

 Familja nuk e pranon si nuse? Egli bën veprimin e papritur ndaj motres së GjestitKrizë në martesën e ish-banores së “BBVA”? 

të fundit

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

Trondit ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Ish-presidenti Joe Biden ka 12 deri në 18 muaj jetë

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

Çmontoi disa grupe kriminale, zbulohet për herë të parë akt marrëveshja e Nuredin Dumanit me drejtësinë

Tottenhami fiton Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Tottenhami fiton Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

FOTO/ Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji që ngre dyshimet

FOTO/ Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji që ngre dyshimet

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

Ish-banorja e Big Brother pa doreza: Limi iu ngjit Albës

DIPLOMAT E PARLAMENTIT TË RI/ Dominojnë ekonomistët dhe juristët, ja profesionet e 140 deputetëve të “11 Majit”

DIPLOMAT E PARLAMENTIT TË RI/ Dominojnë ekonomistët dhe juristët, ja profesionet e 140 deputetëve të “11 Majit”



Albeu.com

© 2003 - Albeu Online Media. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

Kryesore

    • Erion Veliaj
    • Ajola Xoxa
    • Zgjedhjet 2025
    • Belinda Balluku
    • SPAK
    • Kombëtarja

Kategori

    • Lifestyle
    • Showbiz
    • Tech
    • Shëndetësi
    • Argetim
    • Enciklopedi

Linqet

    • Live tv shqiptare
    • Moti në Shqipëri
    • Travel
    • Horoskopi
    • Livescore
    • News from Albania

Tags

    • Edi Rama
    • Albania News
    • Ilir Meta
    • Piranjat
    • gazeta, tv, portale
    • Sali Berisha

Moti

    • Moti në Tiranë
    • Moti në Prishtinë
    • Moti në Shkup
    • Moti në Durrës
    • Moti në Prizren
    • Moti në Tetovë

© 2003 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

    • Kontaktoni
    • Kushtet e Përdorimit
    • Privacy Policy
    • Powered by: orihost.com
✖