Barcelona nuk ka ndërmend të rinovojë me Roberton, “piketohet” ylli i Milanit

Sergio Roberto pritet të largohet nga Barcelona verën e ardhshme me parametra zero pasi i skadon kontrata.

Agjenti i lojtarit në një prononcim për prestigjozen Mundo Deportivo tha se për momentin nuk ka asnjë negociatë për rinovim.

Më pas media e njohur shton se klubi katalanas po mendon për Frank Kessie , për të cilin mund të hidhen në sulm që në janar. /albeu.com


Shtuar 4.10.2021 19:03