Sot është miratuar fleta e votimit për zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
Bëhet me dije se KQZ ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste, teksa në fletën e votimit kandidatët për deputet do të jenë të identifikuar me emra dhe jo me numra.
KQZ vendosi që në fletët e votimit të jenë me emra siç edhe u vendos mbrëmjen e shkuar. Kështu, në çdo qark, fleta e votimit do të ketë emrat e kandidatëve për deputetë të secilit qark.