Ambasada amerikane vijon përkrahjen e reformës në drejtësi: Të krijohet një hartë e re gjyqësore

Ambasada amerikane në Shqipëri vijon thirrjet për një reformim të plotë të sistemit të drejtësisë.

Ditën e sotme, ambasada ka dalë në mbështetje të miratimit të një harte të re gjyqësore dhe adresimit të vendeve vakante në sistemin e drejtësisë të krijuara pas procesit të vetingut.

Në një reagim në faqen e saj zyrtare ambasada thekson se konsensusi për hartën e re gjyqësore do u sigurojë qytetarëve shqiptarë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur.

Ai shton se do të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimit të efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë

Njoftimi i Ambasadës:

Plotësimi i hapësirave të krijuara nga vettingu është një hap tjetër i nevojshëm në procesin e reformës në drejtësi dhe duhet të jetë prioritet.
Ambasada Amerikane mbështet fuqimisht miratimin e një harte të re gjyqësore për të riorganizuar sistemin gjyqësor dhe për të adresuar vendet vakante gjyqësore që erdhën si rezultat i procesi të nevojshëm për Shqipërinë të vetingut.

Takimi i kësaj jave i Grupit të Punës Ndërinstitucional për Hartën e Re Gjyqësore shfaqi përparim të madh drejt një konsensusi që do t’u sigurojë qytetarëve të Shqipërisë një sistem gjyqësor funksional, efikas dhe të hapur.

Ambasada Amerikane ka kënaqësinë të sigurojë mbështetje teknike për këtë proces të rëndësishëm përmes projektit tonë për zvogëlimin e numrit të çështjeve të prapambetura dhe përmirësimin e efikasitetit në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë, të financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit./albeu.com