BDI në Butel dhe Shuto Orizarë: Komuniteti rom duhet të jetë i barabartë si të gjithë

BDI fushatën parazgjedhore e vazhdoi në komunat Butel dhe Shuto Orizarë.

Bartësja e listës së kandidatëve për këshilltar në Shuto Orizarë, Imrane Ramadani tha se mbështetjen e qytetarëve e kërkojnë për të vazhduar realizimin e projekteve. Ndërkaq kreu i partisë, Ahmeti në fjalimin e tij ka thënë se dëshiron një fushatë me dinjitet dhe të drejtë.

Karvani i fushatës së kësaj partie sonte do të qëndrojnë në Hasanbeg dhe Haraçinë.

“Dhe komuniteti rom i nëpërkëmbur, i anashkaluar, i keqtrajtuar, duhet të jetë i barabartë dhe me dinjitet si gjithë të tjerët. Sepse edhe ju jeni kategori kushtetuese dhe të trajtuar në mënyrë të barabartë”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.


Shtuar 1.10.2021 20:01