Arrestimi i Selim Çekajt, flet avokati: Ky është manipulim

Pas arrestimit të 72 vjeçarit Selim Çekaj, babait të Arbër Çekajt ka reaguar edhe avokati Maks Haxhia.

Sipas Haxhias, është bërë me qëllim mosheqja e drogës, për të implikuar Selim Çekajn dhe ky është manipulim për të përfshirë familjen në operacionin e parë.

Çekajt iu kapën 49 kilogram kokainë të  ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane. Ndërkohë mësohet se  ishte nën vëzhgim prej 1 muaji.

Pas skanimit të kontejnerit të ardhur nga Ekuadori me bananet ka rezultuar me pullë të kuqe dhe autoritete doganore kanë kërkuar që të futej në magazinë, por Selim Çekaj nuk ka pranuar që ajo të futej në magazinë duke thënë se ai ka porositur vetëm bananet. Kjo ka bërë që autoritete të hapin kontejnerin aty ku ishte duke zbuluar drogën e llojit kokainë.

Selim Çekaj nuk ka pranuar që të ishte autori i saj duke thënë se ai është tregtar frutash dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën.

 

 


Shtuar 1.04.2021 14:12