Mëngjesin e ditës së djeshme humbi jetën Aldi Rama, 21-vjeçari që qëlloi veten në kokë pasi ekzekutoi nënkomisarin në Lezhë, Saimir Hoxha.
Nëna e tij, Valbona Kolgjini, ka reguar për herë të parë në rrjet mbrëmjen e djeshme duke postuar një foto të djalit dhe në foton e profilit ka vënë shirtin e zi.
Mësohet se trupi i pajetë i Aldi Hoxhës është tërhequr mbrëmë nga një agjenci funerale që e ka çuar në Durrës ku jeton e ëma me vëllain e madh. Ndërkohë bëhet e ditur se asnjë familjar nuk është paraqitur për t’u interesuar për të.
Aldi Rama nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai ka qenë i arrestuar dhe më parë për lëndë narkotikësh, ndërsa ditën kur vrau Saimir Hoxha ka qenë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Prindërit i ka të ndarë, dhe babai ndodhet në burg të përjeshtshëm, pasi ka vrarë me motorsharrë një grek.
Pirtet që varrimi i 21-vjeçait të bëhet sot në Durrës./albeu.com