Partia Demokratike po kalon ditë të vështira dhe më e përcarë se kurrë pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD.
Ky vendim i demokratit Basha solli përplasje dhe përçarje brenda partisë ku tashmë Berisha kërkon të rikthehet në grupin parlamentar si dhe heqë Bashën si kryetar i kësaj partie.
I pyetur nga gazetarët për zhvillimet me Berishën, Basha iu shmang pyetjes por iu përgjigj nëse PD është apo jo e përçarë.
A po përçahet PD?
Basha: PD është e përkushtuar për të bërë gjithçka për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Armiku i vetëm i PD është regjimi i instaluar dhunshëm më 25 prill. /albeu.com/