Xhaka pritet t’i mungojë shumë gjatë Arsenalit

Mesfushori kosovar, Granit Xhaka, pritet t’i mungojë Arsenalit të paktën gjashtë javë, raporton “Blick”.

Ai ka këputur ligamentin e brendshëm në gjurin e djathtë në ndeshjen që Arsenali e fitoi në fundjavë ndaj Tottenhamit me rezultatin 3:1. Xhaka u zëvendësua në minutën e 82-të për shkak të lëndimit të pësuar dhe do t’i mungojë edhe Zvicrës deri në fund të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

29-vjeçari këtë edicion ka luajtur vetëm pesë ndeshje për Arsenalin. Ai i mungoi ekipit anglez në disa ndeshje shkaku i infektimit me koronavirus.


Shtuar 28.09.2021 18:52