Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin.
Një Trajler ka përplasur mjetin tip “Benz” duke lënë të vdekur shoferin 64-vjeçar, Haxhi Bala.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit tip “benz” i ka prerë rrugën trajlerit duke bërë që përplasja të rezultojë me pasoja për jetën.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 28.09.2021, rreth orës 07:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajov, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd, i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë.Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Haxhi Bala.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaktut të aksidentit./albeu.com