Një nga mjeket e para në Wuhan që paralajmëroi mjekët e tjerë për përhapjen e koronavirusit, është zhdukur duke shkaktuar shqetësime tek te njohurit.
Dr Ai Fen u përball me kritika jashtëzakonisht të ashpra nga zyrtarët në Spitalin Qendror Wuhan pasi ajo postoi një fotografi të një raporti pacientësh të etiketuar me ‘SARS coronavirus’.
Të lidhura
None found
Imazhi që ajo postoi u përhap me shpejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që aktualisht ka vrarë më shumë se 41.000 njerëz në të gjithë botën.
Dr Li u qortua nga autoritetet për shpërndarje të paligjshme të informacionit në internet dhe për përhapje paniku.
Ajo dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxhimin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme lidhur me koronavirusin, por që nga ajo kohe, mjekja nuk eshte pare me sipas Daily Mail. /albeu.com/
