Vazhdojnë lajmet e mira për Barcelonën, Pedri dhe Alba kthehen në stërvitje

Ronald Koeman në fundjavë rikuperoi një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, Ansu Fati i cili ishte jashtë fushave për gati 11 muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në gjurin e majtë.

Ditën e sotme në stërvitje për Barcelonën ishin edhe Pedri e Jordi Alba, të cilët do të jenë në listë për ndeshjen në Ligën e Kampionëve përballë Benficas të mërkurën në Lisbonë.

Koeman sheh, pak nga pak, dritën në fund të tunelit. Me kthimin e disa prej të dëmtuarve, trajneri do të këtë alternativa në skuadër. Fitorja ndaj Levantes ka qetësuar pak kampin katalanas, por vazhdimësia e tij në stol është ende në rrezik. /albeu.com


Shtuar 27.09.2021 14:18