Në të gjithë botën, njihet tendenca e personazheve VIP për të krijuar histori dashurie më të tjerë personazhe të njohur, të cilët janë të aftë të kuptojnë botën e tyre dhe impenjimet prej VIP-ash.
Por duke qenë vende relativisht të vogla, është e natyrshme që ndonjëherë të njëjtët personazhe të kalojnë nga një VIP tej një tjetër.
Me histori të vjetra apo ende në vazhdim, ja cilat janë vajzat e famshme shqiptare që kanë pasur të njëjtin të dashur.
Rudina Dembacaj -Eduart Grishaj- Arbana Osmani
Rudina Dembacaj për disa ditë do të vesh fustanin ë nusërisë dhe do të martohet me ish-politikanin Mark Frroku, por në media nuk harrohen lehtë marrëdhëniet e saj të mëparshme.
Në vitin 2011 aktorja ka qenë e fejuar me regjisorin Eduart Grishaj, lidhje kjo që nuk zgjati shumë.Sot Eduarti është partneri i Arbana Osmanit dhe çifti kanë edhe një djalë të quajtur Dielli, shkuan Albeu.com.
Dafina Zeqiri -Krenar Çoçaj- Luana Vjollca
Lidhja me biznesmenin e famshëm Krenar Çoçaj ka qenë lidhja e parë publike për Dafina Zeqirin.
Por dyshja i dha fund marrëdhënies vite më parë dhe prej të paktën dy vitesh, Çoçaj është në krah të moderatores Luana Vjollca, lidhje ende e pakonfirmuar prej çiftit të cilë së fundmi po përflitet për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Zanfina Ismajli -Faton Shoshi- Era Istrefi
Pas një lidhjeje të gjatë, këngëtarja Zanfina Ismaili dhe menaxheri i njohur Faton Shoshi i dhanë fund lidhjes, por vijojnë të mbajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.
Sakaq, Fatoni është përfolur sërish vitet e fundit për historinë e tij me Era Istrefin, lidhje e cila gjithashtu mori fund.
Samanta Karavella -Kreshnik Kasneci- Luana Vjollca
Një lidhje që nuk zgjati më shumë se një vit ajo e Samanta Karavellës dhe biznesmenit nga Tirana Kreshnik Kasneci. Por vetëm pak pas ndarjes nga këngëtarja, në vitin 2013, Kasneci përfundoi në krahët e Luana Vjollcës, e cila vetëm pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me këngëtarin Adrian Gaxha. Megjithatë, lidhja mes tyre nuk u konfirmua kurrë dhe nuk dihet sa ka zgjatur.
Roza Lati -Stine- Ronela Hajati
Për pesë vite me radhë, Roza Lati dhe Stine kanë jetuar historinë e tyre të dashurisë, e cila përfundoi për arsye ende të paditura.
Por pas ndarjes nga Roza, Stine nisi një romancë me një tjetër vajzë të famshme: këngëtaren Ronela Hajati. Megjithatë, thuhet se lidhja e tyre zgjati pak dhe që dyshja që prej ndarjes, ndërpreu çdo kontakt, ndryshe nga ç’ndodhi mes Stines dhe Rozës.
Dafina Zeqiri -Ledri Vula- Angela Martini
Lidhja mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vulës ka qenë padyshim një ndër më të komentuarat në mediat rozë. Megjithatë, rezultoi se në jetën private, dyshja nuk ishte aq e suksesshme sa në atë profesionale ndaj dhe i dhanë fund marrëdhënies.
Që prej ndarjes, Ledri ka pasur disa histori të tjera, ndër të cilat edhe një me modelen Angela Martini. Gjithçka u kuptua nga klipi i Ledrit me titull “100 probleme” ku reperi dhe modelja përfshihen në disa skena përvëluese. Por pavarësisht nxehtësisë, as kjo lidhje nuk zgjati shumë.
Por reperi i ka dhënë fund aventurave të dashurisë që kur njohu Sara Hoxhën dhe tashmë janë prindër të vogëlushes Poem Blu. Nga ana tjetër Dafina Zeqiri po shijon publikisht romancën me Dj Geek dhe Angela Martini është prej katëer vitesh e martuar me biznesmenin rumun, Dragos Savulescu, ku ky i fundit ka qenë prej muajsh pjesë e mediave për shkak të problemeve me drejtësinë.
Liberta Spahiu -Getoar Selimi- Marina Vjollca
Ndonëse nuk u pranua kurrë publikisht, lidhja e Liberta Spahiut me Getoar Selimin ka qenë një ndër më të komentuarat në mediat rozë, lidhja e cila përfundoi në vitin 2014 për shkaqe xhelozie, siç ka pohuar vetë moderatorja.
Megjithatë, historia me Libertën duket se i ka sjellë fat Getoarit, pasi vetëm pak kohë më pas, ai nisi historinë me Marina Vjollcën, e cila sot është dhe bashkëshortja e tij. Çifti ka ndarë lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë
Einxhel Shkira -Bekim Balaj- Elita Rudi
Historia e saj me Bekim Balajn ishte si një trampolinë e vërtetë për në botën e showbiz-it. Por ndonëse dukeshin tepër të dashuruar, Einxheli dhe Bekimi u ndanë dhe futbollisti i njohur u përfol vetëm pak kohë më vonë për një lidhje me moderatoren Elita Rudi.
Dyshja nuk e pranoi kurrë publikisht lidhjen, por detaje të shumta në rrjetet sociale e pohonin atë. Gjithësesi, edhe kjo lidhje nuk rezultoi jetëgjatë, pasi Elita tashmë është në një martesë të lumtur me reperin Gjiko dhe kanë dy fëmijë.
Anxhelina Hadërgjonaj -Fatmir Hysebelliu- Angela Martini
Për ato vite që ishin bashkë, Anxhelina Hadërgjonaj dhe Fatmir Hysebelliu ishin vazhdimisht në faqet e mediave rozë. Por lidhja e tyre e gjatë mori fund në vitin 2016, kohë kur Hysenbelliu u përfol për lidhjen e tij me modelen Angela Martini. Dyshja u pa disa herë së bashku në club-e e restorante, por lidhja e tyre nuk u pranua kurrë. Vetë Anxhelina ka deklaruar se nuk ka ndikuar aspak në ndarjen e saj nga Fatmiri.
Angela Martini është prej katëer vitesh e martuar me biznesmenin rumun, Dragos Savulescu, ku ky i fundit ka qenë prej muajsh pjesë e mediave për shkak të problemeve me drejtësinë./albeu.com/