Islanda rinumëron votat, gratë nuk janë më shumicë në parlament

Islanda nuk është vendi i parë evropian me shumicën e deputetëve në Parlament, ashtu siç u deklarua dje.

Pas rinumërimit të votave të djeshme të zgjedhjeve në njërën nga gjashtë zonat zgjedhore të ishullit, tre gra humbën vendin që ata menduan se kishin fituar.

Gratë e zgjedhura nuk janë më 33 nga 63 parlamentare por 30, të barabarta me 47.6%, pra nën pragun 50%.

Kjo u njoftua nga presidentja e komisionit zgjedhor Ingi Tryggvason./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 09:44