Jo vaksinim të detyrueshëm! Manastirliu zbulon si do të veprohet me studentët që refuzojnë dozat anti covid-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar detaje rreth vaksinimit të studentëve shqiptarë që për pak ditë do u drejtohen auditorëve.

Manastirliu iu është drejtuar me një thirrje të gjithë arsimtarëve dhe studentëve që të vaksinohen.

Teksa ishte për inspektim në qendrën shëndetësore numër 4 në kryeqytet, ministrja zbuloi se në ditën e hënë do të lëshohet një udhëzim për detyrimin e paraqitjes së çertifikatës së vaksinimit ose testit të përjavshëm.

Ndërsa për studentët të cilët ende nuk janë vaksinuar, Manastirliu tha se ata do të vijojnë mësimin online.

POSTIMI I RAMËS:

Ministrja Ogerta Manastirliu apelon sërish për mësuesit, pedagogët dhe studentët të vaksinohen sa më parë, duke bërë me dije se nga dita e hënë, do të hyjë në fuqi udhëzimi për detyrimin e paraqitjes së çertifikatës së vaksinimit ose testit të përjavshëm, ndërsa universitetet do të organizojnë mësimin online për studentët që nuk janë vaksinuar. /albeu.com/