Vazhdon të jetë situata serioze përballë godinës së Kadastrës së Vlorës.
Duke shfrytëzuar prokurorët e SPAK, qytetarët janë mbledhur përballë godinës duke bërë thirrje për problemet që kanë hasur prej kohësh nga ky institucion.
Një prej tyre, i identifikuar si Mynyr Aliaj, tentoi të hipte dhe nga kangjellat ndërsa bërtiste me të madhe se i ka ardhur në majë të hundës me sorollatjet e institucionit.
“Na plasët shpirtin. Na i kanë sjellë në majë të hundës, burokratë, na kanë zënë frymën, njerëz të ligj të poshtër, kam 4 muaj për kaq gjë. Lëkura jonë na ka ngelur, të ligj. Ja ku i kam këto. Kam ardhur 12 herë spo më japin dokumente, janë njerëz të ligj pse na bien vërdallë, duan para, lëkura jonë na ka ngelur”, tha ai. /albeu.com/