Alketa Vejsiu zhvendoset në Londër, arsyeja do t’ju habisë (FOTO LAJM)

Moderatorja shumë e dashur për publikun Alketa Vejsiu ndodhet prej ditësh larg Shqipërisë. Ajo është në Londër, ku po mendon dhe të zhvendoset.

Alketa ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale dhe një prej tyre i ka shkruar “Projektet janë rrugës! A po zhvendosesh në Londër me familjen tënde? Keni një kohë të gjatë këtu”.

Moderatorja nuk ka hezituar të japë një përgjigje, duke treguar dhe se çfarë e lidh me Londrën. Ajo ka treguar se po punon atje për sezonin e ri televiziv, ndërsa vajza e saj po kryen studimet.

Për më tepër, Alketa ka shtuar se ka mundësi të fillojë masterin në Biznesin Ndërkombëtar në Londër. “Selia e Kompanive më të Mira të Prodhimit të TV -së është këtu, kështu që po punoj për Sezonin e ri të TV. Vajza ime studion këtu. Dhe po, unë ndoshta do të filloj masterin tim në Biznesin Ndërkombëtar!”, ka shkruar ajo.

Nuk dihet se kur do të largohet përfundimisht për të jetuar atje, pasi dhe këtë sezon do e shohim në ekran me “Love Story 2”.


Shtuar 24.09.2021 11:49