Mbërrin pa shenja jete një person në spitalin e Laçit

Një person rreth 35 vjeç ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Laçit, mbrëmjen e sotme.

Ndërsa në spital ndodhen forca të shumta policie dhe grupi hetimor, ndërsa mësohet se 35-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Njoftimi i policisë:

Tek Mbikalimi i Patokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet që si pasojë e një arrseti kardiak ka humbur jetën.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 23.09.2021 20:54