Gjiknuri mbledh PS në Shkodër dhe “i shtrin dorën” Lulzim Bashës: Gati për dialog!

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka mbledhur strukturat e partisë në Shkodër ku prezantoi drejtuesen politike të këtij qarku, Edona Bilali.

Pas mbledhjes ku ishte i pranishëm dhe sekretari organizativ Blendi Klosi, numri DY i PS-së deklaroi se PS-ja është në një proces riaorganizimi dhe se nuk mund të presë zgjedhjet për të bërë ndryshime.

I pyetur nëse socialistët janë të gatshëm t’i japin kryedemokratit Lulzim Basha atë që kërkon për ndryshimet e reformës territorial, Gjiknuri tha se është shumë shpejt për të folur për detaje, por që janë të gatshëm të dialogojnë me ta.

Deklarata e Gjiknurit:

Sot patëm një mbledhje me të gjithë strukturat e partisë Socialiste në Shkodër, prezantuam ministren, shoqen tonë Edona. Jam e bindur që ajo do të dijë të përfaqësojë vlerat e PS-së në Shkodër.

PS-ja është një një tur jo vetëm të paraqitjes, përkundrazi jemi në një proces jo vetëm prezantimi të drejtuesve të rinj, por edhe një analize elektorale që do t’i shërbejë PS.

Jemi një parti që nuk do presim zgjedhjet për t’u organizuar por gjatë gjithë kësaj kohe do të bëjmë organizimin e nevojshëm që të përballojmë edhe zgjedhjet vendore edhe ato të përgjithshme, kurdo që të jenu.

Turi është i nevojshëm pavarësisht se mund të ketë mendime të ndryshme sa i përket organizimit, rëndësishme është që ne kemi frymë fituese dhe do vazhdojmë që ta përçojmë këtë frymë kudo më tutje. /albeu.com/

`


Shtuar 23.09.2021 10:04