PSG ka arritur të mposhtë Metz me rezultatin e ngushtë 2-1 në minutat shtesë të takimit.
‘Parisienët’, e nisën furishëm ndeshjen dhe arritën të gjejnë golin e parë në min e 5’ përmes Achraf Hakimit.
Përkundër sulmeve të Parisit, vendasit befasuan duke barazuar rezultatin në min e 39’ përmes Kiki Kouyate.
Pjesa e dytë ishte me shumë raste shënimi nga të dyja skuadra, e sidomos nga ekipi i Mauricio Pochettino.
Pas shumë tentimeve ishte sërish Hakimi që realizoi në ‘frymën e fundit’ për t’i sjelurr fitoren skuadrës.
Me këtë fitore PSG ka pikët e plota pas shtatë xhirove 21 sosh në vendin e parë, ndërsa Metz është e fundit me tre pikë.