ZYRTARE/ Lojërat Olimpike TOKIO 2020 shtyhen për në 23 korrik 2021

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Komiteti Organizues i Lojërave në Tokio kanë vendosur për datën e re për zhvillimin e Olimpiadës.

Organizatorët e Lojërave dhe IOC kanë vendosur 23 korrikun 2021, si datën për fillimin e Olimpiadës, e cila pritet të përfundojë më 8 gusht.

Olimpiada, e cila pritej të zhvillohej në 24 korrik të këtij viti, u shty për rreth një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lojërat Olimpike të fundit u zhvilluan për një periudhë 17 ditë.


Shtuar 30.03.2020 12:21