Kryeministri Edi Rama ka komentuar së fundmi vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e targave në kufij.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson se Kosova e ngre problemin me plotë të drejtë, ndërsa shton se duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit siç ndodhi me tarifën 100%. Sipas Ramës, Kosova duhet të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë dhe BE të ndërmjetësojë.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangu i ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë,” shkruan Rama.
Pavarësisht një zbutjeje të toneve ditët e fundit mes dy kryeministrave shqiptar, një paqe e ndërsjelltë mes tyre duket ende larg./albeu.com