Ditën e sotme në vendin tonë janë ndjerë lëkundje tërmeti në disa qytete.
Lëkundjet kanë qenë të lehta, por ajo që i ka shqetësuar më shumë qytetarët është se, tërmeti ka rënë në të njëjtën orë dhe datë si para dy viteve, më 21 shtator, që parariu atë të 26 nëntorit.
I pyetur nga Albeu.com nëse duhet që qytetarët të shqetësohen nga kjo “rastësi”, sizmologu Shyqyri Aliaj është përgjigjur duke thënë:
“Jo, nuk përbën asnjë shqetësim. Ishte në Burrel, 3.1 Rihter, lëkundje shumë e lehtë”.
/albeu.com/