Ndërroi jetë 2 orë pasi mori AstraZeneca, autopsia zbardh të vërtetën e vdekjes së 63-vjeçares

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Greqi ku një shtetase 63-vjeçare humbi jetën gjysmë ore pasi kishte marrë vaksinën “AstraZeneca”.

Pas alarmit të dhënë në mediat greke dhe ku u dyshua se kjo kishte të bënte me vaksinimin me AstraZeneca, është zbardhur autopsia zyrtare.

Mjeku, Nikos Kalogrias, i cili bëri edhe ekzaminimin e trupit të viktimës tregon për Protothema.gr se gruaja kishte ndërruar jetë si pasojë e infarktit të miokardit, ndërsa në mushkritë e saj u gjetën gjurmë të edemës pulmonare.

Sidoqoftë, theksohet se gjurmë të trombozës apo mpiksjes së gjakut nuk u vërejtën. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë dhe pas informacionit të Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, nuk duket se ka lidhje mes vaksinimit dhe vdekjes së gruas.

 

 

 


Shtuar 31.03.2021 16:50