Ju bien flokët me shtëllunga dhe ju thyhen thonjtë? Çfarë duhet të bëni sipas mjekëve

Pagjumësi, thonj që thyhen lehtë dhe rënie flokësh ? Nuk keni përse të merrni tonelata me ilaçe sa herë që vini re probleme të tilla.Gjithçka që ju duhet është të ushqeheni shëndetshëm, të kryeni aktivitet fizik dhe të bëni një jetese normale. Me poshtë do gjeni disa receta për lëngje të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht. Këto lëngje janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.

Spinaq, banane dhe limon: Një racion i vogël me spinaq është i mjaftueshëm për të marrë vitaminat dhe lëndët ushqyese që ju duhen gjatë ditës. Përzieni bashkë 350 ml ujë, 3 banane, pak spinaq dhe lëng nga gjysmë limoni dhe i shtrydhni në blender deri sa të bëhet e lëngshme.

Selino, spinaq, limon dhe banane: Selinoja nuk djeg vetëm kalori, është e pasur edhe në vitamina dhe lëndë ushqyese. Përzieni bashkë në blender 2 degë selino, një gotë me gjethe spinaqi, një gotë ujë, lëngun e gjysmë limoni dhe një banane dhe më pas pijeni.

Karotë, panxhar, selino, kastravec, mollë, majdanoz dhe xhenxhefil: Përgatisni për këtë lëng të shijshëm, të pasur me vitamina dhe minerale të ndryshme. Merrni 1 karotë, pak panxhar, 1 degë selino, 1 kastravec, 2 mollë, pak majdanoz, pak xhenxhefil dhe i përzieni bashkë në blender. Kjo recetë është si e shijshme ashtu edhe e shëndetshme.

Spinaq, banane, mollë dhe banane: Banania dhe spinaqi janë një dyshe shumë e shëndetshme. Bananet mund të përmirësojnë humorin, largojnë lodhjen dhe rrisin energjinë. Merrni 1 gotë me gjethe të freskëta spinaqi, 2 banane, 1 mollë, 1 gotë ujë dhe lëngun nga gjysma e limonit dhe i përzieni të gjitha bashkë në blender.

Bajame, majdanoz, mjaltë, xhenxhefil dhe rrush të thatë: Nëse ndiheni të lodhur, keni thonj të brishtë dhe ju bien flokët, kjo recetë mund t’ju vijë në ndihmë. Përzieni fillimisht bajamet dhe gjethe të thara majdanozi në një blender. Më pas shtoni mjaltin natyral, frutat e thata dhe xhenxhefilin copëtuar. I përzieni gjitha bashkë dhe e konsumoni përzierjen 2 ose 3 herë në javë.


Shtuar 21.09.2021 15:00