Barcelona shpëton nga “turpi” në shtesë, vetëm 1 pikë ndaj Granadas në Camp Nou (VIDEO)

Barcelona ka shpëtuar nga humbja përballë Granadas në minutat shtesë të ndeshjes falë një goli nga mbrojtësi, Aruajo.

Një barazim 1-1 që nuk kënaq asnjë nga skuarat, me miqtë që ishin afër një fitoreje shumë të rëndësishme dhe vendasit që i shpëtuan turpit.

Golin e parë në takim e shënoi Duarte në minutën e dytë me kokë nga afërsia (2’), duke vendosur Granadan në epërsi.

Barcelona në tërësi ishte skuadër shumë më e kompletuar, por nuk ia doli të shënojë, ku edhe provuan gjatë tërë kohës përmes harkimeve që të shënojnë me kokë.

Vlen të ceket, një vendim befasues i Ronald Koeman, që e vuri Gerard Piquen si qendërsulmues për 15 minuta, me spanjollin që provoi të realizonte falë lartësisë, por nuk ia doli.

Teksa ndeshja po shkonte drejt përfundimit me këtë rezultat, heroi i Barcelonës ishte Ronald Araujo që ia doli ta barazoi rezultatin (89′).

Sidoqoftë, me këtë barazim, Barcelona renditët e shtata me tetë pikë, derisa Granada e 17-të me tre pikë./albeu.com/

 


Shtuar 20.09.2021 23:01