Myrto Uzuni ka shpërthyer në Kupë me Ferencvaros.
Sulmuesi shqiptar ishte protagonisti kryesor në përballjen ndaj Hatvan, skuadër e kategorisë së tretë në Hungari.
Katër golat e parë do të realizoheshin prej tij, ndërsa në minutën e 71 do të jepte asist për Gera Zalan.
Zlejko Gavric thelloi rezultatin në 6-0, ndërsa Uzuni shënoi në të 76 nga penalltia një tjetër gol.
Spektakli vazhdoi në të 82-ën teksa pasi i rrëmbeu topin kundërshtarëve, sulmuesi shqiptar dribloi portierin dhe tundi sërish rrjetën.
6 gola në një ndeshje beratasi as që i kishte ëndërruar por i bëri realitet në sfidën ndaj Hatvan, ndeshje të cilën
Ferencvaros e fitoi me rezultatin 9-0 duke u kualifikuar në raundin tjetër të Kupës së Hungarisë.