Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fëmilje në Itali ku gjatë një sherri në familje një person ka mbetur i vrarë.
Mësohet se babai dhe djali po grindeshin me njëri-tjetrin, dhe njëri prej tyre ka mbetur i vrarë, por ende nuk dihet se cili ka mbetur i vdekur.
Pas ngjarjes është lajmëruar policia, e cila ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe u shoqërua në polici. Ndërkohë që nuk janë identifikuar as një nga dy personat.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe mjeku ligjor që po kryen një ekzaminim të parë sipërfaqësor në trupin e viktimës, si dhe policia shkencore, e cila filloi studimet.
Arma që u përdor për ngjarjen e rëndë në Itali ishte një thikë. Ndërsa disa dëshmitarë u raportuan se dëgjuan qartë britmat dhe zhurmat tipike të një zënke.