“Me buzët që lëpin qenin do puthësh burrin”, Klaudia Pepa lë pa fjalë ndjekësin (FOTO LAJM)

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Madje këto ditë që është e izoluar në shtëpi si pasojë e koronavirusit, ndan me fansat më shumë foto apo video të ndryshme.

Edhe pse ndodhet në Itali, vendi më i prekur në Europë nga pandemia e koronavirusit, duket se Klaudia ka gjetur se si të kalojë gjithë këtë kohë në izolim.

Të lidhura

None found

Së fundmi, balerian ka postuar në “Instagram” një video mjaft argëtuese. Me lëvizjet e saj prej balerine, Pepa fshin pluhurat e xhamave me këmbë, dhe në një moment ajo ka puthur në buzë dhe qenin e saj.

E pikërisht ky gjest nuk është mirëpritur nga një ndjekës, i cili nuk ka nguruar që t’i lërë një koment aspak të bukur.

“Phyyy se na e shpife. Dhe të imagjinosh që ato buzë që lëpin qenin do puthësh nënën, babanë, burrin, fëmiljën….shko moj vre veten andej”, i shkruan ndjekësi.

Klaudia e ka lexuar këtë koment dhe menjëherë i ka kthyer përgjigje duke i thënë: “Shiko, qeni im është më gentil se ty”.


Shtuar 28.03.2020 08:42