EMRI/ Parandalohet krimi në familje, policia arreston 39-vjeçarin me armë në Kamëz

Policia ka parandaluar një krim në familje, në Kamëz. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru, në një familje, një shtetas po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit Algert Seda.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Gramsh, gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi në fshatin Sojnik, Gramsh, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 31 fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Algert Seda.,  39 vjeç, dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 09:12