Transportonin drogë me çanta shpine, detaji që tradhëtoi tre shqiptarët

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi u kapën duke trafikuar 29 kg kanabis.

Ata e transportonin drogën me çanta shpine dhe kishin rënë në sytë e autoriteteve greke.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët e moshave 33, 45 dhe 50 vjeç u arrestuan në një zonë malore në zonën e Follorinës nga policia kufitare.

Ata dyshohet se kishin hyrë në tokën helene në këmbë nga Shqipëria duke mbajtur në shpinë tre çanta udhëtimi ku kishin futur 29 pako me kanabis secila me peshë 1 kg.

Të arrestuarve iu sekuestruan tre celularë, tre karta sim dhe shumat e parave prej 50 euro dhe 3 600 lekë shqiptare.

Materialet për hetimin e tyre do të dërgohen në prokurorinë e Kastorias./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 20:18