”Fluturimi falas”, Rama tregon kur do të kthehen në atdhe shqiptarët e mbetur në Europë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se javën që vjen do të punohet për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur jashtë teritorit.

Rama thekson se do të vazhdojë lufta, me shpresën që do të bëhet më mirë. Ai shtoi se operacioni humanitar do të bëhet nga Air Albania dhe do të jetë falas.

“Ne do të nisim të hënën fluturimet për të kthyer në atdhe shqiptarët që kanë mbetur rrugëve. Këto misione do t’I kryejmë pa pagesë. I takon Lasgushit t’I sjellë njerëzit në shtëpi. I kam kërkuar kompanisë të marrë përsipër barrën dhe të mos kërkojë lekë për këto misione humanitare”

🔴 JAVËN QË VJEN NISIM MISIONET E FLUTURIMIT PËR RIATDHESIMIN E NJERËZVE TANË TË MBETUR RRUGËVE TË EUROPËS


Shtuar 27.03.2020 11:13