Lediana dhe Antonela janë konfliktuar publikisht për Mevlanin, konflikt i cili edhe ka shkaktuar ndarjen e pulbikut në dy kahe.
Por një fanse ka kaluar përtej normales dhe i ka dërguar një mesazh urrejtjeje Ledianës duke i uruar vdekjen dhe pastaj ta lërë të lirë Mevlanin që të dalë me Antonelën nga programi.
“Ishalla ne varr sa më shpejt dhe ia liron Mevlanin Antonelës”, kanë qenë fjalët e ndjekëses të cilat siç duket e kanë lënduar Ledjanën pasi ajo e ka publikuar në storien e saj duke i shkruar edhe një mesazh.“Nuk i kam marrë asgjë askujt dhe nuk do ta bëj.
E vetmja gjë që kurrë nuk kam dashur është që fama dhe emisioni të ndikojë në gjendjen time emocionale dhe të arrij në një pikë të tillë ku më tepër qaj se sa qesh”-ka shkruar ajo.