Një ekip shkencëtarësh në Zelandën e Re po trajnojnë lopët për të shkuar në tualet si pjesë e një programi për të zvogëluar gazrat serrë.
Shekncëtarët kanë pranuar se eksperimenti i tyre nisi fillimisht si një shaka, por urina e lopëve është e pasur me azot, që mund të jetë i dobishëm për klimën në planin afatgjatë.
Douglas Elif, nga Universiteti i Auckland, tha se, nitrogjeni i përmbajtur në urinën e lopëve zbërthehet me kalimin e kohës në dy kimikate problematike: oksid nitrozin, i cili kontribuon në efektin serrë dhe nitrat, i cili grumbullohet në tokë dhe më pas shpërndahet në lumenj..
Oksid azotuar përfaqëson rreth 5% të gazrave që shkaktojnë efektin serë dhe pak më pak se 10% të emetimeve në Zelandën e Re, në bazë të shifrave zyrtare. Më shumë se gjysma e kësaj përqindjeje vjen nga kafshët e fermës. /albeu.com