Reali shkel në impiantin e ri, kështu duket Santiago Bernabeu (FOTO LAJM)

Real Madridi është kthyer në Santigo Bernabeu një ditë më herët nga sa pritej.

Lajtarët e “Los Blancos” u kthyen për të shkelur fushën e stadiumit më shumë se një vit e gjysmë nga e hera e fundit e cila daton më 1 mars 2020.

Carlo Ancelotti vendosi të mbajë seancën e fundit stërvitore për ndeshjen ndaj Celta Vigos në Bernabeu për të rimarrë ndjenjat dhe mbi të gjitha për të pasur një kontakt të parë me barin.

Tekniku italian e konsideroi të përshtatshme të stërvitesh në fushën ku do të luhet ndeshja e nesërme në mënyrë që lojtarët të kenë një kontakt me Bernabeun nga i cili ishin larg kaq gjatë.

Ekipi  u prit fillimisht nga presidenti Florentino Perez, i cili përshëndeti lojtarët dhe trajnerin.


Shtuar 11.09.2021 23:16