Koronavirusi tashmë ka pushtuar botën, duke marrë mijëra jetë, të rinj e të moshuar.
Ndërkohë që po punohet për antibiotikë dhe vaksinën, ekspertët kanë vetëm një këshillë, larja e duarve.
Çfarë bëjnë sapuni dhe uji i ngrohtë?
Nën mikroskop, koronaviruset duket se janë të mbuluara me “shigjeta me majë”, duke u dhënë atyre pamjen e një kurore ose “koronë”, siç i është vënë emri.
Nën kurorë është shtresa e jashtme e virusit, e cila përbëhet nga lipide, ose yndyrë.
Imagjinoni sikur po lani vetëm me ujë një pjatë që ka pasur gjellë, e cila ka shumë yndyrë. Ajo nuk pastrohet pa ilaçin e enëve. Prandaj, edhe në këtë rast ju duhet sapuni.
Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si molekulat e sapunit janë formuar. Secila duket si një spermë e vogël, me kokë dhe bisht. Koka lidhet me ujin, por bishti e kundërshton atë, duke preferuar vajin dhe yndyrën.
Duke u përpjekur për të shpëtuar nga uji, bishti i sapunit tërhiqet në shtresën yndyrore të jashtme të virusit dhe fillon ta ndajë atë. Sapo virusi ose bakteret ndahen, ai derdh zorrët në ujin e sapunit dhe vdes.
Ju shpesh dëgjoni se uji me të cilin duhet t’i lani duart duhet të jetë i ngrohtë, por pse?
“Uji i ftohtë do të funksionojë, por ju duhet të siguroheni se sapuni po bën shumë shkumë ose flluska.”- tha kimisti Bill Ëuest, një profesor në Universitetin Emory, i cili studion dezinfektuesit.
“Dezinfektuesit duhet të kenë të paktën 60% alkool në to. Ju duhet të përdorni dezinfektues aq sa duhet dhe ta përhapni në të gjithë sipërfaqen e duarve.”- tha Schaffner.
Kështu që herën tjetër kur t’i lani duart për herë të pestë, krenohuni me të gjitha ato flluska sapuni që po krijoni dhe imagjinoni krijesat mikroskopike që ngordhin.