“Nuk ishte droga ime, ishte e burrit”, modelja i’a “ngec” Kokainën sheikut (FOTO LAJM)

Modelja e njohur greke, Afroditi Barba, ka thënë se droga e gjetur në makinën e saj, nuk i përkiste asaj por burrit të saj.

Ajo u arrestua në datën 23 gusht për trafik kokaine, pasi policia i gjeti 35 pako me kokainë në makinën e saj Range Rover.

31-vjeçarja pretendon se është e pafajshme, duke shtuar se pas kësaj qëndron ish-partneri i saj, sheiku arab Rashid Satz. Ky i fundit dhe modelja janë martuar në vitin 2016 dhe një vit më vonë ka ardhur divorci i tyre.

“Unë besoj se e gjithë kjo është e stisur. Dyshoj se është ish-burri im, me të cilin kam pasur shumë zënka ndër vite. Ai nuk e pranon ndarjen dhe mendon se unë gjithmonë do të jem pronë e tij. Besoj se arsyeja pse donte të hakmerrej ndaj meje është fakti që fola për marrëdhënien tonë dhe sjelljen e tij në televizion.

Veprimi i tij kundër meje u shkaktua nga fakti se ai ndihej i dobët duke qenë në spital dhe me egoizmin e tij nuk mund të duronte të më shihte me dikë tjetër në Mykonos.

Nuk e di nëse kontrolli ishte i rastësishëm. Policia fillimisht ishte e parkuar në rrugën Antheon, në një rrugë anësore dhe kur më panë që po kaloja para tyre dhe unë ndalova në dritën e kuqe, u nisa dhe më ndoqën kur kalova Vouliagmenis dhe hyra në Lambraki. Me fjalë të tjera, policët që më kontrolluan nuk ishin në pikën që zakonisht është një bllokadë e policisë ”, ka thënë modelja./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 16:13