Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kërkesën e SHBA për t’a përjashtuar atë nga Kuvendi.
Duke deklaruar se nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se do të jetë pjesë e Kuvendit të ri i cili nis punimet më 10 shtator, Berisha i ka dhënë një mesazh të fortë Bashës.
Por si do të vepronte Berisha nëse PD do të vendoste për t’a përjashtuar atë nga grupi parlamentar?
Gjatë një interviste në Euroneës, Berisha “kërcënoi” se nëse kjo do të ndodhte, do të bënte gjithçka për të rikthyer Partinë Demokratike në vlerat e saj themeltare.
Deklarata e Berishës:
Nëse PD apo kushdo tjetër do ndërmerrte një vendim aparimor, Sali Berisha do bënte gjithcka që PD të bëhej ajo që ka qenë, parti e parimeve. Asnjë lloj kufizimi nuk mund të kem unë në kuadrin ligjor kushtetues për rikthimin e PD në vlerat për të cilat është reformuar.
A është ky një kërcënim për Bashën? /albeu.com/