Der Spiegel: Berlini kishte informacion për rrezikun e rënies së qeverisë afgane, por nuk reagoi

Revista gjermane Der Spiegel shkruan se, Ministria e Jashtme Gjermane ishte informuar për rrezikun e rënies së qeverisë afgane, një javë e gjysmë para rënies së Kabulit, por nuk i aktivizo planet e reagimit në kohë.

Sipas revistës, telegrami i ambasadores gjermane në Uashington, Emily Humber, mbërriti në zyrën qendrore më 6 gusht dhe foli për mundësinë e përsëritjes edhe të skenarit më të keq, të një evakuimi si ai i amerikanëve nga Saigon në 1975.

“Qeveria afgane mund të rrëzohet më shpejt nga sa pritej”,  paralajmëroi diplomati, duke sugjeruar që të fillonin planet emergjente për të evakuuar ambasadën gjermane në Kabul.

Sipas saj, Berlini gjithashtu duhet të përgatitet për mundësinë që, nëse situata përkeqësohet me shpejtësi, amerikanët do të vepronin vetëm dhe pa u konsultuar me aleatët.

Në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme të Bundestagut më herët gjatë ditës, Ministri i Jashtëm Haiko Maas ishte veçanërisht i shqetësuar për rrjedhjen e një telegrami sekret që nuk ishte i arritshëm për ligjvënësit.

“Publikimi nuk ishte në interesin e qeverisë”, i tha Maas një ligjvënësi, i cili kërkoi të dinte se si përfundoi dokumenti në Spiegel.

Ministri madje u përpoq të nënvlerësonte rëndësinë e këtij telegrami, duke deklaruar se ishte një raport me tone dramatike.

Haiko Maas, i cili është kritikuar gjerësisht për vonesat dhe gabimet në evakuimin e gjermanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre nga Afganistani, tha se, stafi i ambasadës në zonën e gjelbër të Kabulit nuk u la aty pa përgjegjësi, dhe shtoi se planet e evakuimit ishin tashmë në fuqi.

Situata ndryshoi ndjeshëm më 13 gusht, tha Maas, kur ambasada gjermane mori informacion se SHBA tashmë kishte filluar evakuimin e delegacionit të saj.

Partia e Gjelbër dhe Liberalët (FDP) bënë thirrje që të ngrihet një komitet hetimor në mandatin e ardhshëm legjislativ./albeu.com


Shtuar 6.09.2021 22:29