Biznesmeni kosovari, Fisnik Syla tashmë është bërë i njohur për publikun falë partneres së tij, këngëtares Fjolla Morina.
Dyshja nuk hezitojnë të postojnë foto vazhdimisht në rrjetet sociale, duke i shprehur dashurinë njëri-tjetrit.
Së fundmi ai ka ndarë një shkrim në InstaStory, me anë të të cilit ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
“Zoti është i madh gjithçka po bëhet mirë, Zoti e do njeriun e drejtë”, ka shkruar ai, ndonëse nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me lirimin e bashkëshortes së tij, e cila po vazhdon të mbetet në paraburgim pasi u arrestua disa javë më parë.