Sezoni i 5-të i “La Casa de Papel 5”: Cilët personazhe vdesin? (FOTO LAJM)

Shënim: Artikulli në vijim zbulon detaje nga pjesa e parë e sezonit të pestë.

Sezoni “La Casa de Papel” (Money Heist) u prezantua përmes pesë episodeve të para në Netflix. Banda u përfshi një luftë të gjithanshme ku një anëtar humbi jetën tragjikisht.

Finalja e serialit përfshin një përplasje midis forcave të armatosura të Spanjës dhe grabitësve të Bankës së Spanjës. Finalja e pjesës së parë do të mbahet mend nga fansat për një arsye kryesore: vdekjen tronditëse të Tokios (Úrsula Corberó), e cila ka qenë pa dyshim një nga personazhet kryesorë të kastit të serialit.

Çfarë ndodhi? Tokio, Denver dhe Manila gjenden të bllokuar nga ushtaraku Sagasta dhe skuadra e tij. Tokio dëgjon zhurmën që vjen nga qilar dhe shkon me Denverin për të hetuar. Ajo alarmohet kur sheh skuadrën e Sagastës të depërtojë përmes murit.

Stokholmi informon Denverin se e vetmja rrugëdalje nga kuzhina është përmes një boshti. Tokio i thotë Denverit dhe Manilës të vazhdojnë pa të. Rio krijon një vrimë në anën e vendit ku po mbrohet Tokio. Të dy përloten dhe kapin duart përmes hendekut mes kateve, por vrima është shumë e vogël që Tokio të shpëtojë.

Skuadra ushtarake shpërthen eksplozivin në murin e qilarit dhe sulmon në kuzhinë. Ajo i jep lamtumirën Rios dhe i thotë Profesorit përmes radios se është koha që ajo të jetë engjëlli i tij mbrojtës.

Tokio merr shuma plumba nga skuadra e Sagasta-s. Por kur ata shkojnë ta shohin, vënë re se u ka hequr fijet granatave që mban në kraharor. Ato shpërthejnë duke vrarë Tokion dhe potencialisht të gjithë skuadrën ushtarake.

Kush mund të ketë vdekur tjetër?

Gandia: Do të ishte jashtëzakonisht e pakumtintë nëse Gandia do t’i mbijetonte shpërtimit të granatave. Karakteri i tij nuk ka nevojë të zhvillohet më – ai arriti kulmin kur vrau Nairobin.


Po Arturo? Arturo qëllohet nga Stokholmi. Në fillim mendohet se ka vdekur, por ai ka ende puls. Fati i tij nuk u konfirmua, por fansat janë të sigurt se nuk ka vdekur.

Për momentin, është e paqartë se kush do ta zëvendësojë Tokion në rolin e narratorit të serialit. Pjesa e dytë e sezonit final do të publikohet më 3 dhjetor.


Shtuar 5.09.2021 11:09