DETAJET/ Viktima i dhunoi nënën në prag të shtëpisë, si ndodhi përpasja me 1 viktimë në Tropojë

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur ditën e djeshme në Tropojë në fshatin Çerem.

Burimet bëjnë me dije se një konflikt i çastit ka shkaktuar tragjedinë në Tropojë dhe ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit.

Në këtë përplasje mbeti i vdekur shtetasi Isat Goci, 50-vjeç.

Dinamika e krimit:

Një sherr për pronësi, ka bërë që viktima, Isat Goci t’i shkojë në shtëpi autorit për të kërkuar llogari mbi sherrin.

Burimet bëjnë me dije se fillimisht, viktima është përballur me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës.

Pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, zjarrfikësi Astrit Ismajlisufaj i ka kërkuar Gocit që të largohet, por ky i fundit vijonte të kërkonte llogari për sherrin e nisur më herët.

Në konflikt e sipër, Astrit Ismajlisufaj ka nxjerrë armën pistoletë duke e plagosur në këmbë 50-vjeçarin. Fatkeqësisht Goci nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Autori i vrasjes është vetëdorëzuar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe armën e krimit. /albeu.com/

 


Shtuar 5.09.2021 11:17