Gjendet i pajetë në dhomën e motelit i moshuari, në kërkim gruaja që e shoqëroi

Nje burre 72 vjecar është gjetur i pajetë në një dhomën e një moteli në Kosovë.

Policia e Gjilanit është vënë në kërkim të një gruaje që dyshohet të ketë shoqëruar të moshuarin.

Kamerat e motelit kane kapur momentin kur gruaja largohet e vetme nga godina. Vetem pak me pas personeli ka gjetur ne dhome te vdekur burrin e moshuar dhe ka njoftuar policine, shkruan Express.

“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një 72-vjeçar në një motel. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë rajonale të Gjilanit për Periskopin.


Shtuar 9.01.2020 11:11