Mbrojtësi nga Kosova Federik Veseli është bërë me skuadër të re.
Futbollisti i Shqipërisë ka vendosur të largohet nga Empoli për të nisur një aventurë të re në Francë.
Ai i është bashkuar skuadrës franceze Le Mans e cila lufton në Ligën e Dytë franceze.
Klubi i Empolit e ka zyrtarizuar transferimin duke konfirmuar se marrëveshja është vetëm huazim.
Le Mans e ka edhe opsionin e blerjes së Veselit në fund të edicionit.