Kush mi mori kartolinat? Letra e “bujshme” kthen KLP-në në barcaletë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ose sië thirret ndryshe, qeveria e prokurorëve, u ngrit me mjaft mund dhe investim nga ndërkombëtarët me qëllim vendosjen e themeleve për të ndërtuar shtetin ligjor në Shqipëri.

Mirëpo, gjatë orëve të fundit ky institucion që duhet të ngjallë besim të qytetarët dhe imponojë përgjegjësi tek prokurorët, është kthyer në një barcaletë.

Tartar Bazaj, njëri prej anëtarëve të KLP-së i ka dërguar një letër të ëuditshme kreut të këtij institucioni, Gent Ibrahimit duke i kërkuar me ligj kartolinat për Vitin e Ri.

Në letrën që mban kokën dhe vulën e KLP-së dhe në fund firmën e Bazajt, anëtari kërkon të dijë nëse i kanë dërguar kartolina për Vitin e Ri apo jo dhe nëse i kanë dërguar, pse nuk i janë dhënë atij.

Letra përmban dy pyetje të anëtarit si më poshtë:

1-Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?

Letrën, Bazaj e bazon tek ligji për të drejtën e informimit.


Shtuar 31.01.2020 22:42